E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Merr fund pritja! Sezoni i tretë i “Ferma VIP” nis më 27 mars

Publiku shqiptar do të ketë mundësinë të rikthehet në botën e “Ferma VIP”, pasi reality show i njohur rikthehet në ekranin e Vizion Plus me edicionin e tretë. Ky sezon nis më 27 mars dhe do të transmetohet për tre muaj me radhë, çdo të hënë dhe të premte në orën 21:00, duke premtuar spektakël dhe emocion për çdo episod.

Për këtë edicion, timonin e moderimit e ka marrë Arbana Osmani, moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, e cila do të udhëheqë konkurrentët në aventurat e tyre brenda fermës.

Reklamë

Programi, i cili kombinon jetën rurale me sfida fizike dhe konkurse mes VIP-ave, ka arritur të fitojë vëmendje dhe simpatinë e publikut në dy sezonet e mëparshme. Konkurrentët vendosen në një ambient rural, ku përballen me punët e fermës dhe sfida të ndryshme që testojnë aftësitë e tyre fizike dhe strategjike.

Ky sezon pritet të sjellë emocione, rivalitete dhe momente të veçanta që do të mbajnë publiku të mbërthyer para ekranit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë