Subscribe

19 shqiptarë që prej vitesh jetonin në kampin famëkeq të “Al Hawl” në Siri jane rikthyer në atdhe. 14 fëmijë dhe pesë gra, janë të riatdhesuarit. Operacionin për identifikimin, gjetjen, dhe më pas shpëtimin e tyre nga “Al Hawl”, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të rrezikshëm.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Operacionet e kësaj natyre janë shumë të vështira sepse nuk zhvillohen në një terren miqësor, zhvillohen në një terren forcash që janë edhe në luftë me njëra-tjetrëtn përveç të tjerash dhe kampet në luftë nuk janë kampe pushimi jo e jo, por as kampe shtetërore e të sistemuara sipas një rregulli të caktuar. Janë kampe lufte, janë kampe të sistemuara në mënyrë gjysëm të improvizuar dhe me autoritete që variojnë. Kështu që në këtë drejtim puna që bëhet është një punë e dyfishtë, është një punë me ata që administrojnë kampet, është dhe një punë inteligjente me personat e infiltruar për të mbledhur informacion. Pastaj brenda kampit ka dinamika nga më të ndryshmet, ka njerëz që nuk shfaqen fare, ka njerëz që janë pengje të të tjerëve aty brenda. Pra është vërtetë një situatë ferri. Kështu që të gjitha këto e bëjnë operacionin shumë kompleks dhe siç e tha sot Gjenerali në mëngjes në të gdhirë, ka patur vërtet rrezik edhe për jetën e personave të përfshirë në operacion.”

 

Kryeministri ka dhene edhe arsyet se përse për dy persona nuk u bë i mundur rikthimi në atdhe.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Deri tani janë shfaqur raste sporadike, do të thosha, dy raste që ne i njohim dhe nuk mund të them emra apo të jap identitete personash që kanë refuzuar, por nga informacionet e marra në rrugë inteligjente janë persona që janë pengje brenda kampeve, janë persona që nuk shkëputen dot, që kanë frikë dhe frikën e kanë të bazuar në faktin që gjatë momentit të shkëputjes mund t’u marrin jetën. Kështu që, në dijeninë tonë janë dy persona që kanë refuzuar, pra që janë identifikuar, por nuk kanë bërë hapin për t’u paraqitur sepse kampet janë me masa popullsie, nuk është një kamp me numra të vegjël.”

 

Në muajt në vazhdim, pritet një tjetër riatdhesim i shqiptarëve që janë të vendosur në kampin e refugjatëve në Siri. Deri në 19 persona pritet të riatdhesohen. Të kthyerit e kësaj të Diele do të vendosen në shtepinë e pushimit të ushtarakëve në Durrës, aty ku do t’i nënshtrohen analizave dhe në mbyllje të periudhës së karantinës do të kthehen në familjet e tyre ose do të qëndrojnë në struktura të posaçme sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *