Një automjet është përfshirë nga flakët në bypassin Mbrostar-Levan, afër spitalit Memorial. Mësohet se automjeti tip  “Nissan Qashqai” po udhëtonte drejt Vlorës në momentin e aksidentit.

 

Raportohet vetëm për dëme materiale. Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili fatmirësisht ka shpëtuar.

 

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak mund të jetë bërë një defekt teknik. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

 

Rreth orës 18:20, në bypass_in e Fierit, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. B. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qënë i parkuar anës rrugës.

 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *