E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Merkel: Të nxjerrim bashkëpunëtorët tanë nga Kabuli/ BE-SHBA: Të negociojmë me talebanët

Shtetet e bashkuara të amerikës dhe gjermania po kërkojnë një zgjidhje për të vijuar operacionin për nxjerrjen e njerëzve në rrezik nga Afganistani.

 

Gjatë një konference per shtypi, kancelarja gjermane  Angela Merkel bëri të ditur se do të negociojë me Talebanet për të evakuuar qytetarët.

 

Reklamë

ANGELA MERKEL

KANCELARE GJERMANE

“Ne duhet të flasim me talebanët, duhet te gjejme nje zgjidhje se si mund të vazhdojmë t’i nxjerrim njerëzit jashtë afganistani.Talebanëve  tashme  duhet ti adresohemi.Ne duam të nxjerrim njerëz nga vendi që kanë punuar në veçanti për organizatat gjermane dhe që tani ndihen të kërcënuar.”

 

Edhe Shtëpia e Bardhë njoftoi se autoritetet amerikanë do të gjejnë një mënyrë për të nxjerrë nga Afganistani qytetarët që duan të largohen.

 

Por një ligjvënës i lartë republikan tha se kryengritësit kanë pënguar amerikanët në aeroportin e Kabulit pasi kërkojnë njohjen e plotë të qeverisë së tyre nga Uashingtoni.

 

Ndërkohë një zëdhënës i Talebanëve njoftoi se ata kanë  kontrollin e plotë të provincës Panjshir, zonës së fundit në Afganistan që kontrollohej nga forcat e rezistencës.

 

Por mediat e huaja bëjnë të ditur se lajmi nuk mund të konfirmohet pasi jane ndërprerë linjat e telefonit, internetit dhe energjinë elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë