Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kinë ku është takuar me homologun e saj Li Keqiang, në Pekin.

 

Në këtë takim Merkel është shprehur se duhet të mbrohen të drejtat dhe liritë e banorëve të Hong Kongut, ndërsa zgjidhja e krizës politike që ka përfshirë qytetin, duhet të bëhet përmes dialogut.

 

Hong Kongu, rajon gjysmë-autonom i Kinës, është përfshirë nga protestat antiqeveritare tash e saj muaj dhe ato shpesh kanë shpërthyer në dhunë.

 

Protestat fillimisht kanë nisur kundër një ligji për ekstradimin, por më pas ato janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë për më shumë demokraci.

 

Ndër të tjera kancelarja gjermane është shprehur se për Hong Kongun duhet “zgjidhje paqësore”.

 

Ligji Themelor është kushtetuta de-fakto e Hong Kongut, e cila i garanton qytetit të drejta të caktuara demokratike që nuk shihen në pjesën tjetër të Kinës.

 

Kërkesat e demonstruesve në Hong Kong përfshijnë tani dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lam, lirimin e demonstruesve të arrestuar dhe liri më të mëdha zgjedhore nga Pekini për vetëqeverisje.

 

Ndërkohë gjatë fundjavës pritet që të zhvillohen protesta të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *