Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar këtë të shtunë Stambollin ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan. Duke qëndruar pranë njëri tjetrit, të dy udhëheqësit përshëndetën gazetarët vendas dhe të huaj.

Sipas presidencës turke në fokus të bisedimeve janw marrëdhëniet dypalëshe si dhe do shkëmbimi i pikepamjeve mbi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE.

Gjithashtu një ndër ceshtjet kyce që do të diskutohet do të jete edhe situata rajonale dhe ajo ndërkombëtare.

Turqia luan një rol kyç në pranimin e refugjatëve dhe menaxhimin e flukseve migratore drejt Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye azilkërkuesit nga Afganistani i kontrolluar nga talebanët pritet të jenë në krye të axhendës.

Bashkimi Evropian  ka një marrëveshje me turqin për refugjatët. Brukseli i jep Ankarasë mbështetje financiare në këmbim të kufizimit të numrit të azilkërkuesve dhe emigrantëve që kalojnë Detin Egje drejt territorit te BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *