E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel: Sulmi kimik në Siri, një krim lufte

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cilësoi sot, nëpërmjet zëdhënësit të saj, sulmin kimik të dyshuar në Siri krim lufte dhe i kërkoi Rusisë dhe Iranit të ushtronin presion ndaj Damaskut.

 

“Përdorimi i gazit toksik përbën një krim lufte dhe krimet e luftës duhen trajtuar si të tilla”, deklaroi zëvendëszëdhënësi i kancelares gjermane, Ulrike Demmer, në një konferencë shtypi.

 

Reklamë

Pa dashur ti drejtojë drejtpërdrejt gishtin regjimit të presidentit sirian, Bachar al-Assad, ajo kujtoi se përgjegjësia e regjimit të Assad në përdorimin e armëve kimike është provuar dhe në të kaluarën.

 

”Në këtë kontekst, qeveria gjermane i kërkon qeverisë ruse dhe iraniane të bëjnë presion ndaj partnerëve të tyre në regjimin e Assad që ky i fundit t’i japë fund veprimeve ushtarke dhe të repsektojë armëpushimin”, shtoi zëdhënësi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë