Vizita e fundit zyrtare në Greqi për kancelaren gjermane në detyrë Angela Merkel nuk i ngjan takimeve të mëherëshme, pasi vendimet e “zonjës së hekurt” gjatë krizës financiare greke të vitit 2009, u përcollën me zhgënjim dhe protesta masive.

 

Nga Athina, ku u takua me liderët politikë, Merkel theksoi se pavarësisht ulje-ngritjeve, marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të palëkundura.

 

 

ANGELA MERKEL

KANCELARE NE DETYRE

 

“Marrëdhëniet gjermano-greke mund të konsiderohen tejet dinamike. Kur bëhej fjalë për stabilitetin e euros, kam qënë plotësisht e vetëdijshme për barrën e tepërt dhe sfidën që nënkuptonte kjo për njerëzit në Greqi. Në fund arritëm të gjenim një rrugë të përbashkët që Greqia të mbetet anëtare e BE-së. Më vonë na u desh të përballemi me një sfidë tjetër të madhe, që ishte migrimi, në vitin 2015. Ne e kemi treguar se mund të ndajmë përgjegjësitë. Nuk mund të gjendet konsensus për ccdo ccështje por zgjidhja më e mirë gjithmonë mbetet dialogu.”

 

Në konferencën e përbashkët me kancelaren në largim, kryeministri grek, Kyriakos Micotakis vlerësoi rolin e saj në zgjidhjen e krizave.

 

KYRIAKOS MICOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISE

 

“Greqia e sotme është shumë ndryshe nga ajo e para 10 viteve. Nuk është burim i deficiteve por një shtet modern. Evropa dhe Greqia u testuan nga vendime të gabuara që u kthyen kundër tyre të maskuara si populizëm dhe demagogji. Por solidariteti i komunitetit dhe patriotizmi i vërtetë dolën fitues në fund. Kancelarja Merkel ishte zëri i arsyes dhe stabilitetit. E padrejtë ndonjëherë, por vendimtare si në vitin 2015 kur nuk lejoi dëbimin e Greqisë nga blloku evropian.”

 

Duke iu referuar marrëdhënieve me Turqinë, kryeminsitri grek tha se qetësia perëndimore shpesh inkurajon arbitraritetin turk prandaj i kërkoi Bashkimit Evropian që të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Ankarasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *