Në Gjermani u mbajtën kete te diele zgjedhjet e përgjithshme. Procesi i votimit u mbyll në orën 18:00 me orën lokale. Grupimi i udhëhequr nga Angela Merkel CDU-CSU ka fituar 32.5 perqind sipas exit polleve. Me kete fitore, kancelarja gjermane shkon drejt marrjes se mandatit te katërt qe konsiderohet historik, por nuk do te kete te lehte, pasi partia e saj ka pasuar nje rënie te ndjeshme ne këto zgjedhje.

 

Ndërkohë, partia e Martin Shultz ka mundur te marre vetëm 20 perqind te votave duke shënuar nje rezultat mjaft te dobët. Sfiduesi i Merkelit per postin e kancelarit ka beret e ditur se do te qëndrojë ne opozite, duke i bere kështu gjerat me te vështira për Merkelin.

 

Por ajo qe shihet si nje zhvillim mjaft i rëndësishëm është fakti qe ekstremi i djathte Alternativa per Gjermaninë, ka hyre per here te pare ne parlament pas 60 vjetësh. Ky subjekt sipas exit polleve, ka arritur te marre 13 perqind te votave te gjermaneve.

 

Kjo do te thotë një kthesë e fortë për një vend që ka vendosur kufizime në gjuhën e fjalimeve politike dhe tregohet i kujdesshëm për çdo shprehje dramatike të nacionalizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *