Dy prej liderëve me te rëndësishëm te Europes, kancelaria gjermane Merkel dhe presidenti francez Hollonde zhvilluan një takim ne prag te samitit te BE ne Bratislave, për te cilin sqaruan mediat ne një konference për shtyp. Siguria e Europes dhe kriza e emigranteve pritet te dominoje punimet e tij ditën e premte.

Angela Merkel: Duhet te mbrojmë kufijtë tanë te jashtëm, por duhet te marrim përgjegjësi te përbashkët. Jemi te kërcënuar nga terrorizmi dhe përballemi me sfidën e emigracionit, me njerëz qe largohen nga lufta, nga Shteti Islamik, apo nga problemet ekonomike. Vendet e BE duhet te vendosin se bashku, ne mënyre qe Europa te rikthehet ne sinonim te shpresës dhe te se ardhmes.

Francios Hollande: Duhet te kemi nje vizion te qarte se si mund te jete Europa ne te ardhmen. Samiti do te përqendrohet ne tre prioritete:garantimin e sigurisë, përgatitjen per te ardhmen dhe promovimin e nje kulture europiane. Kemi vullnet ta kthejmë samitin e Bratislavës ne nje samit te dobishëm per Europen.

Ne përpjekje per rritjen e sigurisë ne Europe ne samit do te diskutohet per forcimin e bashkëpunimit mes policive dhe shërbimeve sekrete te vendeve anëtare te bllokut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *