E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Merkato e futbollit drejt mbylljes

Nata e fundit e merkatos europiane te futbollit është mbyllur pa goditjen e madhe te pritshme Filip Kutinjo. Te paktën nuk ka patur nje njoftim nga Barcelona, por edhe sulmuesi ka mbetur ne Brazil dhe ka shënuar edhe nje gol ne fitoren kundër Ekuadorit. Kjo per shkak se Thomas Lemar ka refuzuar ne momentin e fundit te kaloje ne Liverpul apo ne Londër te Arsenali, duke bllokuar kështu edhe nje tjetër kalim si ai i Sanchezit ne shërbim te Manchester Sitit.

 

Por ne ishull ka patur edhe çudira te tipit Ros Barkley te cilit ju ndërrua mendja ne momentin e fundit, pasi kishte kaluar edhe testet mjekësore qe te kthehej ne Liverpul te Evertoni dhe te mos kalonte te Chelsea ne Londër. Blutë gjithsesi kane qene mjaft aktive, teksa kane nënshkruar ne fund me Drinkëater te Lesterit per shumen e 35 milionë paund,  por edhe me Davide Zapakosten e Torinos per 23 milione te tjere duke e çuar bilancin ne 58 milionë paund te shpenzuara vetëm ne nje dite.

 

Reklamë

Media britanike thekson se Chelsi kishte arritur marrëveshjen edhe per Mahrez me Lesterin per 45 milionë paund, por me sa duket Barcelona ka hyre ne mes dhe diçka ka ndodhur. Nuk ka asnjë te dhëne nëse ka arritur Mahrez te largohet nga Lesteri per te nënshkruar deri sot ne mesnate ne Spanje, kur mbyllet merkato atje. Edhe Totenhemi nuk ka mbetur me pas teksa ka nënshkruar ne mesnate me Llorente, por duke dështuar te marre dhe Andre Gomez te Barcelonës qe u bllokua pas dështimit te kalimit te Kutinjos.

 

Gjithashtu ne Londers te Spurs kalon dhe Serge Aurier qe mbërriti po dje ne Londër. Natyrisht qe mbreti i ditës se fundit është Mbappe, i cili u njoftua zyrtarisht se kalon per nje vit ne huazim te PSG dhe me te drejte blerje per 155 milionë sezonin tjetër, duke shpëtuar edhe sheikët nga feirplay financiar i Uefa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë