Alegri me ne fund do te ketë mesfushorin qe kërkonte. Blase Matuidi është blerja me e re e kampioneve të Italisë. Mesfushori 30 vjeçar u transferua nga Psg për 20 milion euro plus bonuset. Në fakt bardhezinjte e kishin kaluar edhe vitin e kaluar me ngulm, mesfushorin Polyvalent, por vetëm tani u bë i mundur transferimi nga klubi francez, ku Matuidi këtë sezon do të kishte gjithnjë e më pak hapësire në formacionin titullar. Psg kërkonte 25 milion euro, por pas negociatave të agjentit të tij Mino Raiola, marrëveshja u mbyll për 20 milion euro plus bonuse duke qenë se mesfushori vitin e ardhshëm përfundonte kontrate me ekipin francez. Ai mbërriti ne Torino ku do të firmosë një kontrate trevjeçare. Dy opsionet e Juventusit në merkato në orët ne vazhdim janë qendërmbrojtësi Garai i Zenitit dhe anësori Spinazola i Atalantes.
Lëvizje të rëndësishme edhe tek Milani. Kuqezinjtë kanë dërguar tek Villareal, sulmuesin Karlos Bako me formulën e huazimit me te drejte blerje nga spanjollet për 18 milion euro në total. Futbollisti është prezantuar nga “nëndetësja e verdhe” ndërsa Milani thuajse ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Nikol Kalinic nga Fiorentina. Ne arkat e klubit vjollce do të shkoje 25 milion euro, ndërsa lojtari do të firmosë një kontrate 4 vjeçare për 3 milion euro në sezon. Prezantimi pritet të bëhet këtë të enjte për 29 vjecarin kroat, autor i 15 golave në sezonin e kaluar vetëm në kampionat me Fiorentinen.
Edhe Inter, nuk ka qëndruar duarkryq pasi ziklatrit kane arritur marrëveshjen me Manchester City për Eliaquim Mangala. Siopas tabolidit The Sun, qendërmbrojtësi francez do të jetë tek skuadra milaneze vetëm me formulën e huazimit të thjesht për një vit, sikurse luajti sezonin e fundit tek Valencia në Spanjë. Pritet që Mangala të jete në dyshen e qendrës së mbrojtjes me Mirandën. Nga ana tjetër ziklatrit po punojnë për një shkëmbim me Valencian, Kondogbia për Cancelon, një mbrojtës anësor që pëlqehet shumë nga Luciani Spaleti.