E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mërgim Mavraj do e vazhdojë karrierën e tij në Selanik

Megrim Mavaraj do te vazhdoje karrierën e tij ne Greqi.

 

Janë mediat greke te cilat nëpërmjet instagramit te presidentit te ekipit te Aris kane zbuluar se qendërmbrojtësi shtatlarte shqiptar do te zhvendoset ne Selanik. Te Aris, Mavraj i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar Migjen Basha.

 

Reklamë

Presidenti i te ashtuquajturave zotave te luftës nuk e ka fshehur entuziazmin duke theksuar se me e mira u ruajt për ne fund.

 

Sipas mediave greke mes Mavraj dhe klubit grek ka patur vazhdimisht kontakte ndërsa ne konkurrencën mes qendërmbrojtësit Pogba dhe atij shqiptar fitoi ky i fundit.

 

Mavraj menjëherë pas dy ndeshjeve ne ligen e kombeve me kombëtaren, do te largohet drejt Selanikut ku do te firmose një kontrate 2 vjeçare. Me afrimin e Mavraj klubi i trete i Selanikut i cili erdhi nga kategoria e dyte forcon edhe me shume mbrojtjen për këtë sezon.

 

Ndërkohë gazeta greke i ka bere një shkrim te gjate Mergim Mavraj me titull nga tradhtar ne hero ku është e bindur se skuadra e Aris beri një zgjedhje te një klasi te larte dhe një personi me personaliteti te veçante ku kjo duket edhe karriera e tij e pasur.

 

Pas disa skuadrave si Bohum Grojter Furt dhe Keln , 32 vjeçari u zhvendos sezonin e kaluar ne Hamburg duke u cilësuar si nje blerje e madhe.

 

Por ne muajin mars klubi e largoi drejt skuadrës se dyte pas rezultateve te dobëta ndërsa ne fund te sezonit Hamburgu përfundoi ne Bundesliga 2 duke rene nga kategoria.

Vazhdo të lexosh

Reklamë