E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

MEPJ i ndërpret mandatin indianit si Konsull Nderi i Shqipërisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur të ndërpresë mandatin konsullit të nderit Nitin Sandesara, në Nigeri, një nga vëllezërit indianë  të akuzuar në Indi  për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.

 

Sipas Ministrisë, procedura e emërimit të z.Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019.

 

Reklamë

Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.

 

Ndërkohë në lidhje me dhënien e nënshtetësisë shqiptare dhe pajisjes me pasaportë shqiptare të z. Sandesara, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë