Subscribe

I bashkon vakti i ushqimit, por dramat njerëzore dhe historitë e jetës i kane nga me te ndryshmet. Te braktisur, pa familje, te varfër ne ekstrem, prostituta, endacake apo pensioniste mblidhen çdo dreke për t’u ushqyer falas. Kjo 63 vjeçare nga Tirana, banore e Laprakes jeton e vetme me motrën me te madhe. Pensioni i saj 9400 mije leke shkon per t’i shlyer shtetit borxhin e mbledhur ne vite te energjisë elektrike. Ne kushte ekstreme te varfërisë, ushqimin e merr çdo dite me te motrën ne mensën sociale te Bashkisë. Ndërsa ky pensionist pasi ka humbur bashkëshorten dhe djalin e ka te pamundur t’i shërbeje vetes me pensionin e tij. Çdo dreke ne oren 12.30 ai i drejtohet mensës. Nena qe prostituojnë, marrin ne mensa edhe ushqimin fëmijët e mitur. Por ashtu edhe endacaket apo tranvestitet qe i ndeshim rrugëve te kryeqytetit. Prej nje viti Bashkia e Tiranës ka vene ne funksion 3 mensa sociale, nje ne Laparake, nje ne kombinat dhe nje ne Shkoze, ku u ofrohet çdo dite dreka rreth 300 personave ne nevoje.
Drejtoresha e qendrës sociale ne Laparake na tregon se shërbimi nuk është vetëm ushqimi falas. Personat ne nevoje, përfshi dhe fëmijët, marrin shërbim psiko-social dhe zhvillojnë aktivitete te ndryshme deri ne orën 16. Ndërsa pjesa me e madhe qe vijne këtu per ushqimin falas, pret te nesërmen per vaktin e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *