“Mendon se është më seksi në botë”, Valeri i përgjigjet Florianit: I plotësoj kushtet
Një diskutim mes dy fermerëve, Florian Agalliu dhe Valer Kolnikaj ka ndodhur mesditën e sotme, teksa kanë qenë duke qëndruar në dhomën gjumit.
Flori ka shprehur mendimin e tij për Valerin, për të cilin ka thënë se mendon se është më sexy në botë. Kjo deklaratë është pranuar nga vetë Valeri, i cili ka shtuar se i plotëson të gjitha kushtet për të qenë i tillë.
Pjesë nga diskutimi:
Flori-Valeri do të të ngatërroj sepse është xheloz, e ka këtë xhelozinë mes çunave
Valeri: E kam, po e pranoj
Flori: Është “Sexy on Earth”. Të gjithë të tjerët janë zero përveç Valerit
Valeri: Nuk është se nuk i plotësojmë kriteret
Flori: Çfarë kriteresh plotëson ti mo…ti je tullumbac
Valeri: Më shumë se aq ndoshta…
Flori: Mbaje mend Valer Kolnikaj…
Valeri: O Flor, ti ke vetëm fjalë dhe jo vepra, na lër rehat tani
Flori: Kam fjalë? Ik ndrysho atë ujin tek toka se e bëre gjol
Valeri: Pa merak se i kam ndryshuar pozicion



