E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Memorandum bashkëpunimi Shqipëri-Hollandë pë mirëqeverisjen

Ilustrim · Vizion Plus

Qeveria shqiptare dhe ajo hollandeze nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për projektin mbi garantimin e integritetit në kuadër të mirëqeverisjes.

 

Ministrja Belinda Balluku shprehet se administrata ka nevojë për ristrukturim.

 

BELINDA BALLUKU

 

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

 

Qeveria ka miratuar strategji kombëtare për zhvillimin dhe integrimin nga 2015-2020, ku identifikohen nevojat për ristrukturim dhe funksionim të administratës. Indikatorët e performancës së kësaj strategjie kanë në fokus organizimin, rregullat, procedurat administrative , sistemini e pergjegjësisë dhe transparencës si dhe mekanizmin e kontrollit të administratës publike.Nga ky projekt do të kemi matshmëri të të gjitha proceseve administrative , mënyra si ata kryhen dhe se a janë të përshtatshme me integritetin dhe etikën që kërkohet në administratën publike.

 

 

Përfaqësuesja e qeverisë holandeze thotë se Holanda mbështet shqipërine në ndryshimet që duhet të bëjë dhe në procesin e integrimit.

 

 

Holanda mbështet prespektivën e shqipërisë për në BE. Ne jemi dhe do të jemi aty për të ndihmuar shqiperine që të ketë më të lehtë procesin e integrimit. Ky bashkëpunim është shembulli konkret I ndihmës. Cdo ndryshim ka nevojë për përfshirjen e të gjithë partnerëve dhe puna me ministrine tuaj është shumë aktive.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh