Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj bën fajtore Ministrinë e Arsimit për helmimin e nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. Ajo tha në “Facebook” se ministria duhet të japë sqarime pse nuk e trajtoi seriozisht helmimin e parë, por lejoi të përsëritet.

 

“Përpara se të flasë për xhandarë e prokurorë, Ministrja dhe përfaqësuesit e Drejtorisë Arsimore duhet të shpjegojnë masat që po merren për të përmirësuar qasjen e drejtuesve të shkollës ndaj institucionit dhe nxënësve (nëse po merren) dhe a po punohet me psikologët. Pse nuk u trajtua rasti seriozisht herën e parë por u lejua përsëritja dhe ku e gjetën nxënësit këtë lëndë helmuese? Nga ngjashmëria e simptomave lënda e përdorur ngjan shumë me atë që Ministria e Brendshme ka përdorur kundër protestuesve gjatë vitit të kaluar, ndaj edhe kjo ministri duhet të marrë sot të gjithë përgjegjësitë sesi kanë mundur të rinjtë ta aksesojnë lëndën helmuese dhe sesi me sjelljet e tyre janë bërë modeli më i keq i rinisë sonë.”

 

Rreth 60 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier u transportuan me urgjencë drejt spitalit këtë të mërkurë pasi patën probleme me frymarrjen dhe te vjella. Problemet u shfaqën gjatë momentit që ata kishin përfunduar pushimin dhe po riktheheshin në mësim.

 

Shkak i helmimit, sipas policisë, dyshohet të ketë qënë një spraj piperi që ishte hedhur nga një nxënës problematik në ambientet e brendshme të shkollës. Për nxënësit kjo situatë është e përsitur ndërsa akuzojnë bordin e shkollës se nuk ka marrë masa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *