Megi Doçi, futbollistja e njohur deklaroi tek emisioni i Brikena Priftit, “Vizioni i Pasdites” se ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Spanjës del me rezultatin 2-0 për Kombëtaren.

Futbollistja gjithashtu tha se në emisione ku flitet për Kampionatin, ftohen vajza që nuk kanë lidhje me futbollin. Sa i përket pyetjes së moderatores se kush ka peshën më të madhe, portieri apo sulmuesi, Megi u shpreh se i gjithë grupi ka lodhjen dhe peshën e vetë.

“Gjithsecili ka peshën e vetë, por portieri është shum i rëndësishëm, lojtari gjithashtu vrapon 90 minuta në fushë. Mediat nuk i japin shumë rëndësi futbollit. Është Kampionati Europian dhe ftohen vajza që s’kan lidhje me futbollin, nuk e dinë ça është topi a luahet apo hahet. Sa i përket ndeshjes me Spanjën rezultati do jetë 2 me 0,fitojm ne”, tha Megi Doçi.

Në një lidhje skype, një tifoze e zjarrtë e Kombëtares na “përshëndeti” me atmosferën e zjarrtë nga Gjermania, ku na tregoi se shumë shqiptarë kishin vajtur për të ndjekur live Kombëtaren.

“Atmosferë shumë e mirë, plot me shqiptarë. Unë dua që të fitojnë shqiptarët. Dua të na i lënë fitoren, sepse spanjollët janë të kualifikuar tashmë”, tha tifozja nga Gjermania.

Nga ana tjetër djali i saj i cili ishte rritur dhe lindur në Spanjë, shprehu dëshirën që sot të fitonte Shqipëria dhe jo Spanja.

“Të dua shumë Shqipëri, fitore sot”, deklaroi ai. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *