E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Meghan dhe princ Harry vizitë në Marok, dukesha “godet” në veshje

Britain's Prince Harry and Meghan Duchess of Sussex, centre, are welcomed by officials and dignitaries at the Casablanca Airport in Casablanca, Morocco, Saturday Feb. 23, 2019. The royal couple, who are expecting their first child in the Spring, will be in Morocco for a three day visit. (Hannah McKay/Pool via AP) [CopyrightNotice: AP]

Princi Harry dhe bashkëshortja Meghan kanë mbërritur në Marok për udhëtimin e fundit zyrtar jashtë vendit përpara lindjes së fëmijës së tyre të parë.

 

Meghan është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe pritet të lindë fëmijën e saj në muajin prill.

 

Reklamë

Axhenda e çiftit do të nisë në Marok nesër në qytetin e Asni, me një event për fëmijët në komunitetet rurale.

 

 

Më pas çifti do të shkojë në Rabat për disa takime me diplomat ndërsa vizita do të mbyllet me një turne në Federatën mbretërore të Sporteve të Marokut, për të vëzhguar kuajt, që janë një mbështetje e madhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara.

 

Harry dhe Meghan do të kthehen të martën në Britaninë e Madhe.

 

Por pavarësisht këtyre gjërave ajo ç’ka ra në sy gjatë kësaj vizite ishte veshja e Meghan, e cila ishte veshur me të kuqe.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë