U bënë gati 10 muaj që Meghan dhe Harry janë larguar nga familja mbretërore për të vazhduar me planet e tyre personale. Mesa duket kaq kanë mundur të rezistojnë pasi thuhet se të dy do të kthehen në Angli tani në janar.

Disa projekte me shum ë rëndësi për ata kanë bërë që të bashkohen sërish me Kate dhe William. Ky lajm ka bërë një bujë të madhe në Angli pasi marrëdhëniet midis vëllezërve kanë qënë jo të mira që nga largimi i Harryt në mars.

Shfaqja e fundit në ekran e Meghan ishte në edicionin special të CNN, i quajtur “CNN Heroes” për  të falenderuar gjithë heronjtë që na shpëtuan në këtë vit të vështirë.

“Disa prej tyre unë i njoh dhe të tjerë i duartrokas nga larg. Këta njerëz qëndruan në këmbë dhe u siguruan që të mos mungonin nevojat bazë në komunitete. Ata u siguruan që njerëzit rreth tyre të mos vuanin nga izolimi, ata na treguan të gjithëve se edhe në kohët më të errëta, kur ne bashkohemi me njëri-tjetrin, kemi fuqinë t’i rikujtojmë dikujt tjetër se ka shpresë dhe se të gjithë do të jemi mirë”, shprehet Meghan në një video./ Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *