E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Megaoperacioni/ Lleshaj: Dëshmi se besimi i partnerëve është maksimal

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë pas njoftimit të policisë së shteti, për realizimin e operacionin e përbashkët me policinë italiane, gjatë të cilit ranë në pranga pesë persona me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

 

Ministri në reagimin e tij e ka quajtur aksionin një goditje të rëndësishme të dy palëve ndaj krimit të organizuar.

 

“Tjetër goditje e rëndësishme e Policisë së Shtetit dhe partnerëve italiane kundër krimit të organizuar. Kjo është një tjetër dëshmi se motivimi i PSH është i lartë dhe se besimi i partnerëve është maksimal. Mirënjohje dhe mbështetje për Policinë tonë dhe partnerët tanë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë