Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç priti në Beograd kryeministrin rus Dimitri Medvedev. Sipas axhendës, së bashku me Vuçiç, ata ndoqën një paradë ushtarake me rastin e 75 vjetorit të  çlirimit të Beogradit.

 

Më pas Medvedev iu drejtua parlamentit serb në një seancë solemne.

 

Gjatë fjalës së tij, Medvedev tha se pret që kryeministrja Ana Brnabic të nënshkruajnë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia, kur ajo të vizitojë Rusinë më 25 tetor.

 

Më pas Medvedev u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, me të cilin zhvilluan edhe një konferencë për shtyp, nga ku njoftuan për marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve në fushën e ekonomisë transportit, infrastrukturës, shkencës dhe teknologjisë.

 

“Nëse nënshkruajmë marrëveshje si kjo, ne I besojmë njëri-tjetrit,” tha Medvedev.

 

Vuçiç falenderoi kryeministrin rus për mbështetjen e vendit të tij në politikë dhe ekonomi, ndërsa tha se mezi pret takimin me presidentin Putin në Soçi më 4 dhjetor.

 

Dy liderët biseduan edhe për çështjen e Kosovës. Medvedev theksoi se qëndrimi i vendit të tij nuk ka ndryshuar. Ai deklaroi se Rusia mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se po ndjek me vëmendje vendimet për integrimin evropian që janë të dobishëm për popujt e Serbisë dhe Rusisë.

 

Gjatë vizitës së tij në Beograd kryeministri rus u takua edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe, e një gjë e tillë nuk ishte në axhendën e Medvedev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *