E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mediu: Rama ti lërë lojërat e fjalëve, të marrë përgjegjësinë që i takon

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu  pas mbledhjes me aleatët e opozitës së bashkuar në selinë blu iu është përgjigjur ftesës që  kryeministri Rama i bëri opozitës jo parlamentare për tu ulur në tryezë në selinë e PD.

 

Reklamë

Mediu është shprehur se tashmë është moment që Edi Rama ti lërë lorjat e fjalëve dhe të marrë përgjegjësinë që i takon për të zgjidhur krizën në të cilën ndodhet vendi.

 

Reklamë

“Preokupimin dhe angazhimin e opozitës është sesi duhet t’i përgjigjemi me përgjegjësi maksimale. Duhet specifikuar se cilat duhet janë hapat për të plotësuar detyrimet që garantojnë standartet europiane. Reformë elektorale me ekspertë nga PD dhe partitë e tjera. E papranushme për Ramën, që të bëjë lojëra fjalësh. Cilat janë problemet e Shqipërisë dhe ato janë në anën e Ramës, ia kemi bërë ofertën për zgjidhjen e krizës. Ka nevojë për të mbajtur përgjegjësi dhe ai është përgjegjësi kryesor”.

 

 

Më shumë video

Reklamë