Partia Republikane ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kreu i partisë, Fatmir Mediu organizoi një takim me Kryesinë e PR, gjatë të cilit u ngrit Shtabi Qendror Elektoral për fushatën e zgjedhjeve. Gjatë takimit, Mediu u shpreh i bindur se opozita do të dalë fitimtare në zgjedhjet e vitit 2021.

 

 “Qeveria jo vetëm është ilegjitime, por është tashmë pasqyrë e qartë e një regjimi korruptiv, ku shqiptarët dhe kombi trajtohen si të pavlera përballë Edi Ramës dhe njerëzve rreth tij. Opozita e bashkuar, me shqiptarët  e djathtë dhe të majtë, me dhe paparti, janë të vendosur për t’u përballur me këtë regjim, për të triumfuar zgjedhjet  e lira dhe të ndershme, interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, me një fitore tëpadsikutuar në zgjedhe , megjithë levizjet antipolitike dhe antikushtetuese të Ramës.”

 

Në pëfundim të këtiij takimi u përpilua dhe u miratua lista me koordinatorët që do të mbikqyrin procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në të gjithë vendin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *