Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se ka ardhur koha që opozita të reflektojë dhe të ndjekë hap pas hapi materialet e raportit të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

 

I ftuar n ë emisionin 7 pa 5 në Vizion Plus, Mediu është shprehur se mazhoranca nuk e ka lexuar drejt raportin e OSBE ODIHR në lidhje me analizën që i është bërë zgjedhjeve.

 

“Mjafto që ti referohemi raportit të OSBE ODiHR për të kuptuar se presidenti ka bërë një veprim që duhet të vlerësohet dhe se gjykata kushtetuese është ajo që e gjykon. Ajo që është për të ardhur keq është fakti që nuk ka një lexim të drejtë nga ana e mazhorancës raportin e OSBE ODIHR e kam thënë edhe dje po e përsëris leximin më të drejtë e ka bërë zoti Berisha që ka thënë se kjo është nekrologjia e pushtetit narkoshtetit të Ramës, ky raport ka përcaktuar qartë problematikën më të madhe që ka vendi dhe është baza reale që ne duhet të përpiqemi për të ndërtuar një filozofi të qartë për zgjedhje të lira në një shtet funksional. Raporti i OSBE-ODIHR ka të qarta të gjithë materialet e nevojshme që opozita duhet të ndjekë hap pas hapi për të dhënë zgjidhje problematikës në të cilën ndodhet vendi”.

 

Ndër të tjera kryetari i PR-së Mediu është shprehur se është moment që opozita duhet të tregohet e mençur dhe të reflektojë në lidhje me atë që ka bërë dhe duhet të bëjë.

 

Sipas tij së fundmi në opozitë ka një debat në lidhje me krijimin e një platforme që duhet të ndjeke për të dalë nga kriza në të cilën ndodhet vende.

 

“Opozita duhet të tregohet e mençur për atë që ka bërë dhe që duhet të bëjë. Opozita së fundmi ka një debat në lidhje me një platformë të qartë që për mua duhet të kalojë interesin politik të opozitës drejt pushtetit, por duhet të jetë një platformë që duhet të ndërtojë shtetin për qytetarët. Është një ide shumë racionale, për të bërë një platformë të tillë janë disa hapa që duhet të ndiqen. E para është se opozita duhet të dalë nga një diskutim dhe vendimarrje spontane dhe rutinore. Është e rëndësishme që të ketë një forum për vendimarrjet kolegjiale dhe pa i hequr autoritetin partisë më të madhe që është PD-ja, për të iniciuar lëvizjet në vendimarrje. E dyta duhet të ketë një nivel tjetër sinergjie dhe vendimarrje përsa i përket çështjeve organizative, platformave, reformave të rëndësishme si ajo zgjedhore, kushtetuese dhe në drejtësi, të cilët tashmë duhet të jenë jo vetëm çështje që opozita ngre në raport me qeverinë, por si zgjidhje alternative që duhen patjetër për të jenë dhe rruga e ndërtimit me partnerin ndërkombëtar.”

 

Gjithashtu Mediu i është përgjigjur dhe pyetjes së moderatores Pranvera Borakaj në lidhje me aksionin opozitar gjatë kësaj vjeshte, nese do te orientohet drejt dialogut për të zgjidhur problematikat në të cilën ndodhet vendi apo ka ndonje skenar tjeter.

 

“Unë mendoj se vendi duhet të jetë mbi interest e të gjithëve, interesi kombëtar integrimi evropian, serioziteti në drejtimin e presidencen OSBE, frenimin e largimit masiv të njerëzve intelektual dhe aktiv të këtij vendi krijimi i një lloj shprese kërkon padyshim një mirkuptim dhe gjykim politik që nuk mund të jetë i njëanshëm. Në këtë pikpamje duhen shtuar që të gjithë të merren parasysh për tu ulur në dialog. Mendoj se tashmë opozita duhet të përcaktojë çështjet me të cilat do të diskutojë, duhet patjetër që të bëje pjese vlerësimin e partneritetit ndërkombëtar dhe pastaj patjetër duhet të ulet me faktorët politik shqiptar, mazhorancë dhe opozitë jo vetëm për të parashtruar idetë dhe jo vetëm kaq por edhe me një pjesë të shoqërisë civile. Ka ardhur momenti që opozita debatin e saj të brendshëm duhet ta ketë të gjithë shoqërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *