E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mediu: Me protestë e me votë, kjo qeveri policore duhet të largohet

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se prangosja e gazetarëve nga policia gjatë protestave të zhvilluara për vrasjen e 25-vjeçarit është një nga veprimet e fundit që i vë “shkelmin demokracisë”.

 

Në një postim në “Facebook”, Mediu deklaron se me proteste e me vote, kjo qeveri policore duhet te largohet.

 

“Prangosja e gazetarëve, është ndër veprimet e fundit, të cilët i venë shkelmin demokracisë, I marrin frymën dhe I heqin zërin shoqërisë civile, duke e barazuar Shqipërinë me vendet diktatoriale. Njëkohësisht edhe një ndër aktet të cilat na bëjnë të reflektojmë për të kuptuar përgjegjësinë e largimit sa më shpejtë të këtij regjimi të korruptuar. Me protestë dhe me votë, kjo qeveri policore, duhet të largohet!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë