Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në takimin që zhvilloi me koordinatorët e kësaj force në kryeqytet bëri krahasimin e politikës së kryeministrit Edi Rama më atë të së djathtës.

 

Ai deklaroi se kreu i qeverisë ka shkatërruar konceptin e shtetit dhe ka detyruar të rinjtë që të braktisin vendin, duke e shikuar politikën si diçka jo të vlefshme.

 

“Edi Rama shkatërroi konceptin e shtetit për të thënë që shteti jam vetëm unë dhe e bëri këtë për interesat e veta të kontrollit politik dhe ekonomik të shoqërisë, poredhepër të larguar pjesën aktive të shoqërisë nga politika,për ta parë politikën si një gjë të pavlefshme.  Më tej varfëria, korrupsioni, bëri që një pjesë e madhe e shqiptarëve të largohen nga Shqipëria, të rinj dhe të reja profesionistë, mbi 500 mijë. Kjo është në dëm të politikës së këtij vendi dhe opozitës. Pushtetarët mendojnë se janë një pjesë ekstra,kanë një status extra ligjordhe qytetarët janë njerëz që duhet vetëm të shkojnësi një turmë nga mbrapa. Kjo është politika që do të bëjë EdiRama. E djathta ka një politikë tjetër; ajo vlen për qytetarin, për liritë dhe të drejtat e tij, edhe kur nuk i kupton, ta bëjmë ne si politikë që t’i kuptojë, t’i mbrojmë të gjithë së bashku. Po ilëshuam liritë dhe të drejtat sot, unë nuk e di se kur mund t’i rikthejmë më”, deklaroi Mediu.

 

Sa i përket vendimit për të ndaluar tubimet politike të opozitës me pretendimin e luftës kundër COVID-19, Mediu tha se kreu i qeverisë ka për qëllim që të shkatërrojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

Ai i bëri thirrje për bashkim të opozitës në çdo qendër votimi për t’i vënë fre manipulimit të Edi Ramës.

 

“Opozita në qoftë se mendon se do të jetë vëzhguese e procesit dhe të shikojë se çfarëdo të thotë pas procesit,asnjë gjë nuk ndryshon pas procesit. E vetmja mënyrë është që ne duhet të bashkohemi në çdo qendër votimi sot si opozitë dhe të përpiqemi që t’i vemë fre manipulimit, krimit, korrupsionit dhe t’i vemë fre tendencës së Edi Ramës për të kontrolluar çdo gjë në jetën tonë, sepse do të jetë vonë në qoftë se nuk reagojmë shpejt. Partitë politike janë institucione kushtetuese, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në komunikim me qytetarët, për të ndërtuar një marrëdhënie të ndërsjelltë në shërbim të vendit dhe interesave demokratike. Me të drejtën e opozitës për të ndryshuar një qeverisje, sidomos një qeverisje të korruptar, si qeverisja e Edi Ramës…Pandemia kërkon angazhimi të përbashkët, por mbrojtja e lirive dhe të drejtave kërkon angazhim opozitar në bashkëpunim me qytetarët shqiptarë nëçdo qendër votimi. Shumica nga ju jeni dëshmimtarë të veprimtarive tëPartisë Socialiste,të insitucioneve shtetërore, të të gjitha mundësive që ata kanë për kontrolluar procesin pa vajtur akoma nëdatën 25 prill”, e mbylli fjalën e tij Fatmir Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *