Kyetari i PR, Fatmir Mediu teksa foli në aktivin e Partisë Republikane në Tiranë  deklaroi se kur Rama erdhi në pushtet, Shqipëria ishte vend anëtar i NATO-s falë lidershipit të z.Berisha dhe angazhimit të të gjithë qeverisë për të luftuar krimin dhe falë reformave ekonomike dhe institucionale e po ashtu, kishin arritur liberalizimin e vizave me BE.

 

Por Rama, sipas kryerepublikanit,  mohoi dhe shkatërroi çdo gjë, duke bërë që Europa të jetë një ëndërr e largët dhe pushteti i shqiptarëve, u mor peng nga krimi dhe korrupsioni.

 

 

Megjithatë sipas Mediut,, PR dhe opozita nuk mund të mjaftohet vetëm duke treguar sesa keq është sot vendi!

 

 

 Duhet të rindërtojmë besimin, duke garantuar pjesëmarrjen reale të vlerave politike dhe njerëzore të historisë të së djathtës dhe sidomos rinisë, e cila duhet të ndërtojë shtetin europian me një platformë të qartë dhe me pjesëmarrje në parlament e qeveri.

 

 

Mediu shtoi se brenda mandatit të parë të qeverisë  opozita duhet ta bëjë Shqipërinë vend anëtar të BE-së dhe mbi të gjitha në vend të urrejtjes, përbuzjes e përçarjes, të ndërtojmë dashurinë, respektin dhe besimin e shqiptarëve drejt qëllimeve të mëdha që kemi nisur.

 

Nuk kemi asnjë rrugë tjetër veçse të përballemi me të keqen, krimin, korrupsionin, largimin masiv nga Shqipëria, papunësinë dhe varfërinë në çdo skaj të Shqipërisë, në çdo qendër votimi. “Shpresa është te rinia! Pa shpresë një komb pushon së egzistuari!”- theksoi Mediu në fjalën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *