Subscribe

Pas disa takimesh, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe kryetari i PD, Lulzim Basha arritën marrëveshjen.

 

Pakti u firmos në ditën e fundit kur mund të dorëzohen koalicionet parazgjedhore.

 

Fatmir Mediu, u shpreh për mediat pas takimit me Bashën, se në 25 prill do të fitojnë zgjedhjet.

 

“Është konsideruar çdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë çdo parti dhe çdo kandidat, në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme dhe më 25 prill të fitojnë shqiptarët. Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, qëndrimet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep autoritetin ligjor PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ raportet politike të çdo partie politike.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *