Subscribe

Laboratorë të pa akredituar, ilaçe pranë skadencës dhe politika jo funksionale që kanë sjellë dëm ekonomik prej 11 mln lekësh në arkën e shtetit. Këto janë përfundimet e auditit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kryer në Qendrën Spitalore Universitare dhe agjencinë e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Nga kontrollet është zbuluar se laboratori i Agjencisë së Barnave ende nuk është i akredituar, ndërsa sasi të mëdha barnash kane skaduar si  pasojë e dështimit të planifikimit.

 

KLSH arrin ne përfundimin se ligji i miratuar 4 vite më parë për barnat është jo efektiv. Ndërkohë që heqja e detyrimit ligjor për importin e medikamenteve të prodhuara në vendet e Ballkanit, e ka ekspozuar qytetarin ndaj ilaçeve, të cilat vijnë nga vende që nuk kanë standardet e BE-së.

 

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si një institucion përgjegjës për garantimin e cilësisë dhe sigurisë vijon të jetë jo efektive në veprimtarinë e saj. Për periudhën 2017-2018, agjencia ka kryer analiza vetëm per 12% të sasisë se barnave.

 

Shërbimet farmaceutike pranë spitaleve vazhdojnë të jenë të paakredituara dhe në kushte jo optimale, sipas praktikave të mira të ruajtjes dhe qarkullimit të barnave. Po sipas KLSH-se spitalet publike vijojnë të akumulojnë barna jashtë afatit të skadencës, i keqmenaxhimit.

 

Për të gjitha këto shkelje KLSH kërkon të ndërmerren hapat e nevojshme administrative dhe një kontroll të imtësishëm të të gjitha institucioneve në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *