Gazeta spanjolle “El Mundo” zbuloi se që nga viti 2017, kur hyri në fuqi kontrata, e deri në verën e vitit 2021, Barcelona ka vendosur në llogarinë bankare të Lionel Messit më shumë se 555 milionë euro. Sipas saj, argjentinasi 33-vjeçar tashmë ka marrë 510 milionë euro nga kontrata totale, e cila është më e madhja e nënshkruar ndonjëherë  për një futbollist.

 

Paratë  nuk kanë të bëjnë vetëm me tarifat e kontratës së tij, të cilat në bazë vjetore janë rreth 30% e parave që ai merr (40-45 milionë), por edhe paratë që janë korrur nga të drejtat e imazhit dhe përdorime të ndryshme komerciale të cilat janë përshkruar në detaje në kushtet e tyre të kontratës.

 

Messi gjithashtu pretendohet të ketë marrë një shumë prej rreth 100 milion euro si një bonus nënshkrimi, ndërsa siç ishte bërë e ditur që nga vera, në kontratën hegjemoniste e 2017, Messi do të merrte shumën prej 75 milionë euro nëse ai ka mbushur katër vjet tek Barcelona dhe nuk do të largohet para skadimit të kontratës.

Këto dokumente zemëruan yllin katalanas, i cili sipas mediave spanjolle, tashmë ka udhëzuar avokatët e tij të ndërmarrin veprime ligjore si ndaj gazetës, ashtu edhe ndaj drejtuesve të Barcelonës, të cilët ishin në dijeni që kontrata kishte përmbajtje konfidenciale. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *