Vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosje takse në 100 % për mallrat serbe kohët e fundit ka rritur dhe tensionet midis këtyre dy vendeve. Mediat serbe vazhdojnë me propagandën e fuqishme kundër Kosovës.

 

Gazeta beogradase “Novosti” shkruan sot se “edhe para aplikimit të taksës drakonike doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë”.

 

Të paktën kështu shkruajnë mediet në Beograd, teksa raportojnë një bllokadë të mundshme nga Kosova për zyrtarë të lartë të qeverisë serbe.

 

Gazeta “Novosti” shkruan se, “edhe para aplikimit të taksës doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës, më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare, në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë”.

 

“Lista e personave të padëshiruar në Kosovë është shpërndarë në të gjitha pikat e kontrollit të policisë në këto vendkalime kufitare, duke vënë në dukje se do të arrestohen menjëherë nëse paraqiten në ndonjërin prej tyre”, raporton gazeta serbe.

 

Gjithashtu, “Novosti” i hedh “benzinë zjarrit” duke thënë se, në listën e zyrtarëve serbë që do t’iu ndalohet hyrja përfshihet edhe kryeministrja Ana Brnabiç, ministra të qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, por edhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme.

 

“Në ‘listën e zezë’, nga kabineti i kryeministres Brnabiç janë Ivica Daçiç, Nebojsa Stefanoviç, Rasim Lajiç, Zoran Mihajloviç dhe Aleksandër Vulin. Përfaqësuesit e padëshiruar nga Kuvendi i Serbisë janë: presidentja Maja Gojkoviç dhe zëvendësit Verolub Arsiç, Vladimir Marinkoviç, Gjorgje Miliçeviç, Verica Radeta dhe Gordana Çomiç; si dhe 14 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të kryesuar nga presidentja Vesna Iliq Preliç, 4 gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kasacionit dhe presidentit të saj, Dragomir Milojeviç; si dhe disa sekretarë shtetërorë e ndihmësministra”.

Sipas kësaj gazete me këtë veprim,  autoritetet e Kosovës kanë shkelur marrëveshjen e Brukselit që ka të bëjë me vizita zyrtare dhe e cila është në fuqi që nga viti 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *