E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mediat serbe: Abazovic sulmohet në një diskoteke në Budva

epa08691857 Deputy Dritan Abazovic, President Civic Movement United Reform Action and the leader of the coalitions 'Black or white' after the inaugural session of the National Assembly in Podgorica, Montenegro, 23 September 2020.. Lawmakers held the first session in the Montenegro parliament after the 30 August elections amid the spread of the coronavirus that causes the COVID-19 disease. EPA-EFE/BORIS PEJOVIC

Mediat serbe thonë se kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është sulmuar mbrëmjen e së dielës në një diskotekë në Budva.

 

Lajmi raportohet nga gazeta serbe Kurir.

 

Reklamë

Sipas këtij burimi, Abazovic ka qënë duke ndjekur performance e Dino Merlin në diskoteken “Top Hill”  kur është sulmuar.

 

“Dritani ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai ka shqiptuar një breshëri ofendimesh, e më pas ka tentuar t’i afrohet”, sikurse shkruan  Kurir, e cila shton se ne diskotekë është krijuar kaos dhe rrëmujë, ndërsa rojet e sigurisë së kryeministrit kanë reaguar me shpejtësi për të neutralizuar sulmin.

 

Mirëpo mediat malazeze duke iu referuar burimeve jozyrtare nga policia e Malit të Zi kanë një version tjetër të ngjarjes duke thënë se sherri ka qënë mes personave të tjerë dhe Abazovic vetëm sa ka qënë aty rastësisht.

 

Pritet dalja zyrtare e autoriteteve vendase për të kuptuar realisht se cfarë ka ndodhur,.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë