E enjte, 15 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 29 sekonda më parë
Vendi

Mediat ndërkombëtare raportojnë për protestat e dhunshme në Shqipëri: Përplasje me policinë, digjen banka e ndërtesa në Tiranë

Protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në gjithë vendin, kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për përshkallëzimin e demonstratës, përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si dhe dëmet e shkaktuara në institucionet publike. Reuters, Al Jazeera dhe agjencia italiane ANSA kanë pasqyruar zhvillimet, duke u ndalur te kërkesat e protestuesve, pakënaqësitë për arsimin dhe tensionet që shoqëruan tubimin.

Agjencia Reuters e ka trajtuar protestën në këndvështrimin e kërkesave të studentëve për përmirësimin e arsimit dhe mundësive për punësim, duke raportuar për përplasjet jashtë Ministrisë së Arsimit. Reuters e vendos këtë protestë edhe në kontekstin e lëvizjeve studentore në vende të tjera europiane, ku të rinjtë kërkojnë përmirësimin e kushteve në arsim.

Reklamë

Edhe Al Jazeera është ndalur te pakënaqësitë që kanë nxitur protestat në Shqipëri. Media ndërkombëtare vëren se demonstratat kundër qeverisë janë zhvilluar prej muajsh në Tiranë, të nxitura edhe nga kundërshtitë për një projekt turistik të lidhur me familjen e presidentit amerikan Donald Trump. Sipas raportimit, studentët kanë artikuluar kërkesa kundër qeverisë, por kanë ngritur gjithashtu shqetësime për kushtet universitare, tarifat e studimit dhe mungesën e mbështetjes për të rinjtë.

Ndërkohë, agjencia italiane ANSA ka raportuar për përshkallëzimin e protestës dhe përplasjet e dhunshme me policinë. Sipas përshkrimit të saj, tubimi nisi me thirrje kundër qeverisë, por më pas protestuesit hodhën fishekzjarrë, bojë, vezë dhe gurë drejt institucioneve, duke e kthyer demonstratën në një përballje të tensionuar me forcat e rendit.

Reklamë

The Guardian ka raportuar gjithashtu për përshkallëzimin e protestave, duke e titulluar artikullin: “Protestat e studentëve në Shqipëri shndërrohen në të dhunshme, demonstruesit përleshen me policinë”. Media britanike përshkruan djegien e godinave, dëmtimin e bankave dhe ndërhyrjen e forcave të rendit, ndërsa ndalet edhe te pakënaqësitë për kostot e arsimit dhe akuzat për korrupsion.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.