“Poshtërimi i fundit, shoku me i madh i te gjitha kohërave”. “Te poshtëruar nga peshkatarët, shkatërrim kombëtar”. Te ashpra te gjitha tabloidet angleze ne komentet e tyre për ate eliminim jashtë çdo parashikimi te “tre luanëve” kundër Islandës, surpriza me e madhe deri ne këto momente e Euro 2016. Pothuajse te gjithë jane te nje mendjeje gabimi i teknikut Hoxhson qe nuk arriti te thyente tersin prej 20 vjetësh te Anglisë, qe nuk kalon dot turin e 1/8-ve ne nje kompeticion te rëndësishëm ndërkombëtar. Te gjithë ngrëne pyetjen se si ja doli nje skuadër kaq e vogël, e cila vetëm 14 vite me pare numëronte vetëm 6 fusha futbolli ne ishull, ndërkohe qe atdheu i futbollit po dështon gjenerate pas gjenerate. Gjithsesi eliminimi është shume i hidhur ashtu si dalja e Britanisë nga e Evropa dhe titulli qe vulos gjithçka është: “Një tjetër Brexit jashtë Evropës, dy here ne një jave”. Ndërkohe jo te gjithë ne Britani janë ne zi për eliminimin e Anglisë. Ndërmjet këtyre te fundit dhe Uellsit ka pasur gjithmonë nje rivalitet dhe disa imazhe e demonstrojnë me se miri. Gëzim i jashtëzakonshëm per lojtaret e Uellsit, te cilët i kane siguruar çerekfinalet ne momentin kur Sigurdson barazoi shifrat me te gjithë skuadrën dhe stafin, te cilët filluan te gëzonin, përqafoheshin dhe ulërinin nga gëzimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *