E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Me tupana dhe flamuj të PD-së/ Demokratët dalin të presin Berishën në Kukës

Pasditen e sotme, “Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha do të zhvendoset në Kukës, ku Berisha do të takohet me demokratët e këtij qyteti.

Dhjetëra demokratë kanë dalë duke e pritur ish-kryeministrin, me tupana dhe flamuj të PD, ndërkohë që në krye të anëtarëve demokratë shihet edhe deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili i ka qëndruar besnik tureve të Berishës, që prej fillimit.

Kujtojmë se Flamur Noka, pasi i doli hapur kundër Lulzim Bashës, u shkarkua nga ky i fundit nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe madje Basha e ka paralajmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë