Kush janë lojtarët dhe trajnerët më të paguar ne botë? Kjo pyetje bëhet shpesh sidomos në ditët e sotme kur gjithçka është kthyer në marketing dhe paraja është thuajse gjithçka.

 

France Football ka listuar Leo Messin si lojtarin që paguhet më shumë në një vit. Argjentinasi fiton 130 milion euro në vit duke lënë pas me 17 milio euro më shumë rivalin e madh Cristiano Ronaldo.

 

Ndonëse portugezi fiton 10 milion euro më shumë sesa viti i kaluar pas transferimit tek Juventus, serish ai mbetet i dyti.

 

I treti rënditet braziliani Neymar me 91.5 milion euro ndërsa ndjekin Griezman dhe Bale në pesëshen e parë.

 

Befasia më e madhe është tek trajnerët aty ku kryeson me 41 milion euro fitime në vit, Diego Simeone që drejton Atletico Madrid. Në këtë listë nder ata që fitojnë më shumë në vit bien në sy Jose Mourinho i cili për momentin është pa ekip dhe merr mbi 31 mln euro ne vit por edhe Thieri Henry i cili fiton 25 milio euro në vit ndonëse pas shkarkimit nga Monaco është tani pa pune.

 

Nuk mund të mungonte me 24 milionë euro fitime në vit edhe Pep Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *