Subscribe

E shtuna solli një shtim të rasteve të reja me koronavirus, por edhe të pacientëve që kanë humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona të tjerë. Një ditë më parë kishim tri viktima.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.”

Një rritje drastike kanë pësuar rastet pozitive. Nga 79 që ishin të premten, sot kanë rezultuar pozitivë 120 persona.

Në spitalet COVID po trajtohen 119 pacientë, 18 në terapi intensive, gjashtë prej të cilëve të intubuar.

Numri i të shëruarve në 24 orë është shumë i vogël. Vetëm nëntë qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen këtë të shtunë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Në dy ditët e fundit kemi patur nga 69 dhe 53 të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *