Më shumë se 200 mijë tifozë pushtojnë Kardifin për finalen e madhe Juventus-Real Madrid

Kardifi dhe specifikisht “Millennium Stadium” do të jenë qëndra e vemendjes e mbarë botës sonte në mbrëmje ne orën 20 e 45 në ndeshjen me te rëndësishme të vitit në futbollin e klubeve.
Finalja e Uefa Champions League është eventi më i ndjekur sportiv dhe natyrisht në këtë rast edhe numri i tifozeve që kanë udhetuar për në Kardif është shumë i lartë.
Mbi 200 mijë fansa do të jenë në Uells për të mbështetur Juventusin dhe Realin në këtë supersfide, edhe pse realisht vetëm 75 mijë do të kenë shansin ta perjetojnë spektaklin nga shkallet e impiantit modern “Millennium Stadium”.
Juventusi dhe Reali do të kenë seicili nga 17 e 600 tifoze në stadium në zonat e tyre dhe të tjere pastaj edhe ne zonat neutral që janë shpërndarë nga uefa nëpërmjet shorteve dhe sponsorve.
Dhjetra mijëra tifozë të tjerë do të jenë jashtë stadiumit në fan zonet e organizuara posaçërisht për këtë supersfidë në Kardif.
Fitimet për bizneset në këtë qytete do të shkojnë në qindra milin stërlina, ndërsa tifozët mendojnë për emicionet që dhuron kjo feste e madhe sportive. Autoritetet vendase dhe Uefa mendojnë për sigurinë në qytet dhe stadium.
Afërrsiht 2 mijë forca rendi do të jenë në gatishmeri për finalen e Uefa Champions League sidomos në fan zone dhe përreth stadiumit, për të shmangur çdo incident apo dyshim në lidhje me akte terroriste, aq më tepër që niveli i alarmit në Britani mbetet i lartë që pas sulmit të fundit në Manchester.
Një nga masat e sigurise është edhe zhvillimi i ndeshjes në stadium të mbyllur.
Kjo është here e parë që një finale e Uefa Champions League do të luhet në impiant të mbyllur pikërisht nga frika e dronëve dhe sulmeve të mundshme terroriste.




