Subscribe

Dhjetera shoferë vazhdojnë të tregohen të papërgjegjshëm në rrugë, duke thyer rregullat e qarkullimit e duke u kthyer në rerzik për jetën e tyre dhe të personave të tjerë.

Keto pamje të shpërndara nga Policia e Shtetit tregojnë drejtues automjetesh që udhëtojnë në një segment të Unazës së Madhe në daljen jugore të Tiranës, me shpejtësi marramendëse.

Radari i vendosur në orët e mbrëmjes ka kapur të ashtuquajturit ‘pilotë’ që po lëviznin me shpejtësi që arrinte deri në 162 kilometra në orë.

Vetëm në 4 orë monitorimi dhe kontrolli, u konstatuan shumë shkelje, ndërsa u pezulluan 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara. Po ashtu, rrugorët vendosën edhe 12 gjoba.

Ditët e fundit ka patur një shtim të numrit të aksidenteve, kryesisht për shkak të shpejtësisë. Ndërkohë, rreziku nga shkeljet e rregullave të qarkullimit është bërë edhe më i madh pasi në akset kryesore ka një shtim të lëvizjeve për shkak të sezonit veror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *