Rrugët e Tiranës kanë qenë në monitorim mbrëmjen e kaluar nga Policia e Shtetit për shkelje të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se janë konstatuar me shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h. Ndërkohë që gjatë 24orëve të fundit janë pezulluar 29 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 42 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte  nga 115 km/h deri në 127 km/h.

“Policia e Shtetit  apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për  jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë”, njofton ndër të tjera policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *