Subscribe

Frika, mendimet se çfarë do të thonë të tjerët, apo dhe paragjykimet shpesh janë ato që na pengojmë të bëjmë atë që ne duam më shumë përgjatë jetës tonë, por kjo duket se nuk ka aspak vlerë vajzën shqiptare Marjangela Osmenaj, e cila jeton në Itali.

Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, Marjangela ka treguar se si i ka rrëzuar të gjitha paragjykimet dhe ka vijuar postimet dhe videot e saj në rrjetet sociale.

Edhe pse janë të shumta komentet dhe paragjykimet, mua nuk më kanë ndalaur aspak të bëjë këtë që dua të bëj”, tha Marjangela Osmenaj në Vizioni i Pasdites.

Gjithashtu Marjangela rrëfeu se në të ardhmen do të donte të vinte të jetonte në Shqipëri.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se ku do të donte të jetonte, Marjangela tha se qyteti i preferuar është Fieri, pasi është origjina e prindërve të saj.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *