Nje 23 vjeçar u plagos me armë zjarri një orë pas mesnatës në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku pas një konflikti, mbeti i plagosur Kei Piu. Shkak i krimit dyshohet të ketë qënë një përplasje e të riut me disa persona të tjerë.

Gjatë momentit të krimit 23 vjeçari ndodhej në makinën e tij “Range Rover”.

Dyshohet se fillimisht ai ka debatuar me autoret të cilët më pas e kanë qëlluar me armë duke e lenë të plagosur. Nga të shtënat, Kei Piu vjeçari mori një plumb në këmbë.

E ndërsa i riu u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut, hetuesit mblodhën provat në vendin e ngjarjes si dhe sekuestraun pamjet e disa prej kamerave të sigurisë.

Po ashtu është marrë dhe dëshmia e të plagosurit, pas të cilës, disa persona janë shoqëruar në polici. Një nga pistat e hetimit deri në këto momente është ajo e prishjes së pazareve të drogës.

23 vjeçari, Kei Piu nuk është një emër i panjohur për policinë. Gjashtë muaj më parë ai u ndalua nga uniformat blu pasi u kap me lëndë narkotike.

Vec makines luksoze ne te cilen ndodhej gjate atentatit, nje “Range Rover”, Kei eshte pronar edhe I nje qendre fitnesi ne qytetin e Elbasanit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *