E martë, 29 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me pistoletë pa leje në makinë, arrestohet i riu në Kurbin

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi është kapur duke lëvizuar me armë zjarri pa lejë.

 

Reklamë

Sipas policisë i riu qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë duke tentuar të largohej, por arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore.

 

Ndalimi i 19 vjeçarit  është bërë në Laç, ku punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndaluar një mjet tip “Renault”, pasi drejtuesi qarkullonte në mjet pa rrip sigurimi. Shoferi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, kur iu kërkua të paraqesë dokumentacionin, duke tentuar të largohet me mjet, por Policia ka mundur ta neutralizojë.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në mjet iu gjet në çantën e krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 5 fishekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë