Subscribe

Një aplikant paditi në Gjykatën Administrative procesin për përzgjedhjen e hetuesve në Byronë Kombëtare të Hetimit. Ai pretendon se është përjashtuar nga gara pa të drejtë dhe kërkon pezullimin e procesit.

 

“Me anë të kësaj kërkesë padie, kërkoj pezullimin e procedurave të konkurrimit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi në mënyrë jo transparente me anë të një veprimi administrativ ka bërë përjashtimin e 300 kandidatëve për hetues në fazën në fazën e tretë të testimit (testimi fizik) pa përcaktuar metodologjinë e vlerësimit, ku dëmtohen interesat e mia personale, interesi publik dhe procesi i rregullt ligjor në një procedurë konkurrimi që ka për qëllim rritjen e besimit të publikut pranë organeve të drejtësisë.”

 

Ai pretendon mes të tjerash se nuk është përcaktuar asnjë minimum pikësh për testin fizik dhe nuk është publikuar mënyra e mbledhjes së pikëve dhe mënyra e vlerësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *