Subscribe

Këtë të martë u shënua një rënie e rasteve të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e shifrave, raportoi për 93 të infektuar të rinj. Dje ishin 133 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 812 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 93 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.”

Por në krahasim me një ditë më parë, sot ka më shumë të vdekur. Nëse të hënën ishin katër pacientë që humbën jetën, këtë të martë u regjistruan gjashtë.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra. I shprehim ngushëllimet familjarëve.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.   

Sot u shënua edhe numri më i lartë i të shëruarve që nga nisja e pandemisë: 227. Që nga fillimi, Shqipëria ka konfirmuar 9.606 të infektuar, 290 të vdekur dhe 5.441 të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *