E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Më pak pushues në Tushemisht, operatorët: Fluksi ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish.

Operatorët në këtë zonë, hotele, restorante dhe biznese të tjera të lidhura me turizmin,  shprehen të shqetësuar, duke pohuar se krahasuar me vitet e kaluara, këtë verë fluksi ka rënë ndjeshëm.

Tushemishti, fshati i njohur për bukuritë natyrore dhe për historinë e tij duket se po kalon një situatë të vështirë  këtë sezon.

Ndërkohë, situata paraqitet ndryshe në qytetin e Pogradecit, ku kapacitetet hoteliere janë thuajse të gjitha të rezervuara dhe qyteti po njeh një fluks të shtuar turistësh./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë