Kampionati shqiptar i futbollit do të nisë zyrtarisht edicionin e ri këtë të mërkurë pas një bojkoti që zgjati  më shumë se dy muaj.

 

Që në start kampionen në fuqi Tiranën e pret një ndeshje e vështirë pasi luan kundër rivalit për titull, Kukësi. Trajneri bardheblu Emmanuel Egbo e konsideron këtë ndeshje si një tjetër derbi shqiptar.

 

EMMANUEL EGBO

TRAJNERI I TIRANËS

”Është një ndeshje e rëndësishme dhe çdo ndeshje në këtë kampionat është e rëndësishme. Nuk ka asnjë përballje të lehtë. Mendoj se të gjithë ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë ekipet dhe në po e shohim se në çfarë gjendje jemi aktualisht. Po luajmë si kampionë në fuqi kundër vendit të dytë. Mendoj se Tirana-Kukësi mund të jetë një tjetër derbi i kampionatit shqiptar”

 

Nga ana tjetër, tekniku i verilindorëve, Skënder Gega vlerëson kundërshtarin por shprehet optimist për marrjen e  një rezultati pozitivë.

 

SKËNDER GEGA

TRAJNERI I KUKËSIT

Tashmë, dihet ekip kampion dhe ekip me histori. Kanë vlerat e tyre, por për ne është e rëndësishme të njohim njëri-tjetrin dhe veten tonë, kështu shkojmë me një ndjesi të mirë dhe me objektiva të qartë. Ka qenë një periudhë e gjatë pas paraqitjeve në Kupat e Europës dhe ndryshimet e mëdha që u bënë, besoj se kjo periudhë e gjata na ka shërbyer sepse kanë ardhur lojtarë të ndryshëm. Nga ana psikologjike e fizike, jemi gati për të luajtur nesër”

 

Sfidë tjetër interesante është ajo mes Teutës dhe Skënderbeut në Niko Dovana. Ujqërit e Dëborës kanë krijuar një skuadër të re të fokusuar të talentet, e mes tyre spikat 20 vjeçari Joan Cela që erdhi nga Luftëtari.

 

JOAN CELA

FUTBOLLIST I SKËNDERBEUT

“Është një nder i madh të vesh fanellën e Skënderbeut pasi është një klub ka bërë mirë si në kampionat ashtu dhe Europë në gjithë historinë e tij. Them se do ja dalim sepse në skuadër kemi shumë lojtarë premtues, talenta dhe gati për t’i marrë ndeshjet një nga një.”

 

Në ndeshjet e tjera të javës, Partizani do te përballet me Kastriotin, Bylis pret Laçin dhe Vllaznia luan kundër Apolonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *