E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Më morën peng vëllanë”/ Sherr në një lokal në Gramsh, 1 në pranga, 4 nën hetim

Policia e Gramshit ka arrestuar një 30-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar, ndërsa ka proceduar penalisht 4 persona të tjerë, pasi u konfliktuan fizikisht nën efektin e alkoolit në lokalin e shtetasit O.D., i cili është gjobitur për shkelje të protokollit të sigurisë.

Policia u njoftua fillimisht nga F.B., i përfshirë në sherr, i cili pretendonte se i kishin marrë peng të vëllanë në makinë, por pretendimet e tij u rrëzuan, pas i vëllai kishte shkuar në shtëpi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë